Schalke 04 – Galatasaray formacionet e mundshme

gala2_s04_draxler_628

Një nga sfidat e Champions League për mbrëmjen e sotme do të jetë ajo mes Shalke 04 dhe Galatasaray. Pas barazimit në ndeshjen e parë në Turqi, gjermanët kërkojnë që të shfrytëzojnë faktorin fushë për të siguruar kualifikimin për në turin tjetër. Trajneri i kësaj skuadre Keler është i vetëdijshëm se asgjë nuk ka përfunduar ndërsa ka motuvuar të tijët që të luajnë për fitore pasi barazimit 0-0 nuk është i sigurtë deri në minutat e fundit. Nga ana tjetër skuadra turke e Galatasarait ka udhëtuar drejt Gjermanisë me ide të qarta për të siguruar kualifikimin për në çerekfinale. Me shumë emra të mëdhenj në përbërje turqit nuk u tremben gjermanëve pasi kërkojnë fitoren në fushën e këtyre të fundit.Në këtë përballje trajneri i Shalkes, Keler pritet që të luajë me formacionin 4-2-3-1.
Në portë: Hildebrand.
Në mbrojtje: Uçida, Hëvedez, Matip dhe Kolosinac.
Në qendër të mesfushes: Hëger dhe Nojshteder.
Ndërsa në repartin e avancuar Farfan, Draksler dhe Bastos do të mbështesin sulmuesin e vetem Puki.
Në kampin tjetër tekniku i skuadrës së Galatasarait Terim do të përgjigjet me formacionin 4-4-2.
Në portë: Muslera.
Në mbrojtje: Ebue, Zan, Semih dhe Riera.
Në mesfushë: Shnajder, Inan, Felipe Melo dhe Altintop.
Ndërsa në sulm do të jetë dyshja Drogba dhe Burak Ilmaz.
Ndeshja do të luhet në Gelsenkirshen në orën 20:45 ndërsa tifozeritë e zjarrta të të dyja skuadrave pritet të krijojnë një atmosferë të këndshme në shkallët e stadiumit. Pas barazimit në ndeshjen e parë vendasit e Shalke 04 shihen si më të avantazhuar nga kompanitë e basteve. Një fitore e mundshme e vendasve kuotohet me koefiçentin 1.7, barazimi 3.3 ndërsa fitorja e miqve nga Turqia kuotohet me koefiçentin 4.6
Powered by Blogger.
My Blogger TricksAll Blogger TricksTechtunes