Wenger e ka fshirë Suarezin nga lista e dëshirave



Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka përjashtuar mundësinë për të nënshkruar me Luis Suarez nga Liverpooli këtë verë. Topçinjtë u përpoqën ta sjellin uruguaianin gjatë verës së kaluar, me vetë lojtarin që shprehu dëshirë të largohet nga Anfield. Por pas dështimit për të siguruar shërbimet e tij për këtë sezon, Wenger ka përjashtuar një tentim të ri për ta joshur sulmuesin në Londër për sezonin e ardhshëm. “Kjo nuk u realizua dhe përfundon me kaq. Ai kurrë nuk ka qenë lojtari jonë”, ka thënë Wenger para gazetarëve. Suarez ka shkëlqyer për Liverpoolin këtë sezon duke shënuar 23 gola në 19 paraqitje


Powered by Blogger.
My Blogger TricksAll Blogger TricksTechtunes